4 gjëra që meshkujt adhurojnë te femrat

schedule22:39 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 22:39 - 4 Dhjetor, 2020

Meshkujt nuk pëlqejnë vetëm trupin perfekt te një femër, por dhe shumë gjëra të tjera për të cilat pak flitet. Por ne do jua zbulojmë më poshtë se kush janë këto gjëra.

1. Zemërimi

Akoma nuk ka një shpjegim shkencor pse meshkujt pëlqejnë aq shumë vajzat që zemërohen. Por, që i pëlqejnë ky është fakt. Për t’jua bërë edhe ju të besueshme thjesht po ju kujtojmë këtë frazë që pothuajse çdo djalë ia thotë të dashurës kur ajo është me nerva; “je shumë e bukur kur nxehesh”.

2. Këmisha me kuadrate

Çfarë mund të jetë më seksi sesa një vajzë e veshur me një këmishë me kuadrate. Meshkujt i pëlqejnë shumë vajzat me veshje të tilla, pasi i shohin si vajza guximtare dhe të vendosura.

3. Gjoksi i vogël

Jo, nuk ja kemi futur kot, siç po mendoni ju. Shumica e meshkujve preferojnë vajzat që kanë një gjoks të vogël. Kjo sepse ata besojnë se një gjoks i vogël e ruan më gjatë formën sesa një gjoks i madh.

4. Syzet

Nëse në shkollë jeni bullizuar për shkak të mbajtjes së syzeve, tani që jeni rritur efekti është i kundërt. Vajzat me syze duken të sigurta dhe të pavarura./e.b-abcnews.al