4 dekada në arsim, 7 Marsi i fundit në detyrë për dy mësueset, ndajnë eksperiencat me lot në sy

schedule08:05 - 7 Mars, 2022

schedule 08:05 - 7 Mars, 2022

7 Marsi, njihet si festa e Mësuesit në Shqipëri dhe festohet në të gjitha shkollat dhe universitetit.

Atmosfera festive është ndjerë edhe në “ABC e Mëngjesit”, pasi të ftuara ishin dy mësuese, Vera Çuedari mësuese biologjie në gjimnazin “Partizani” dhe Elida Reçi, mësuese frengjishte në gjimnazin “Sami Frashëri”. Ato kanë ndarë eksperiencat e tyre me plot emocione, pasi ky është edhe 7 Marsi i fundit për to.

“Në 2006 kam ardhur në Tiranë dhe vazhdoj ta ushtroj gjimnazin ‘Partizani’, edhe sot e kësaj dite. Unë sot jam mësuese vetë, po sot jam mirënjohëse mësuesve të mi dhe prindërve se janë dy shtylla të rëndësishme”, tha Vera.

“Mësuesi thonë që është prind, nuk e di nëse unë në dytë e tyre jam prind por e kam parë këhstu. Çdo ditë e fillimit të vitit për mua është plot emocione si dita e parë e punës. Unë kam kaluar shumë nxënës që nga fillimet e mia. Ata tani janë rritur dhe kam marr drejtimet e tyre. Madje, ka nga ata që kanë studiuar edhe jashtë. Njëri prej tyre, më ka dërguar një tufë me lule dje nga Lisbona”, tha Elida.

“Një ditë të veçantë për mua ka qenë në vitin 2000 kur unë isha në Skrapar dhe tre nxënëset e mia morën çmim në rrang kombëtar nga 5 çmime që u dhanë. Edhe kjo punë vazhdoj edhe kur erdha këtu, kam marr shumë çmime. Këto janë cikle që janë përsëritur.

Një ditë nxësit më shpallën mësuesin e tyre hero, më votuan dhe për mua k qenë shumë emocinuese. Nuk kam për ta harruar kurrë”, shtoi Vera me lot në sy./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!