38 persona në Greqi kanë humbur jetën nga gripi

schedule07:46 - 8 Shkurt, 2020

schedule 07:46 - 8 Shkurt, 2020

Sipas të dhënave të Organizatës Nacionale për Shëndet Publik (EHOD), në shtatë ditët e fundit numri i të vdekurve si pasojë e gripit në Greqi, është rritur nga 17 në 38 persona. Mësohet se që nga fillimi i vitit si pasojë e gripit kanë vdekur 38 persona.

Mediat e huaja shkruajnë se në vend ekzistojnë dy lloje të viruseve të gripit, H1N1 dhe H3N2 që kryesisht janë të pranishëm tek fëmijët e moshës 0-14 dhe mbi 60 vjeç.

Bëhet me dije se epidemia do të vazhdojë deri në fund të marsit, ndërsa zyrtarët u bënë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, të marrin masa personale dhe në rast të temperaturave të larta të paraqiten në qendrën më të afërt shëndetësore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!