Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka zhvilluar sot disa takime me bizneset e mbyllura për shkak të Covid-19.
Së bashku me drejtoreshën e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, Denaj sqaroi se hapja e bizneseve do të jetë çështje kohe duke u përqendruar te respektimi i protokolleve.
Ndërkohë Ibrahimaj u shpreh se nëse bizneset nuk aplikojnë atëherë paga e luftës do i kalojë të gjithë individëve që përfitojnë.
Më tej ajo theksoi se vetëm gjatë periudhës mars-prill janë larguar nga puna rreth 38 mijë individë dhe se të gjithë bizneset dhe individët që nuk kanë përfituar nga paga e luftës duhet të aplikojnë deri më datën 5 qershor.
“Kemi ndjekur procesin e ankesave nga individë apo tatim paguesit që nuk kanë mundur të aplikojnë ose përfitojnë nga paketa e dytë. Janë rreth 38 mijë individë që janë larguar nga puna në periudhën mars-prill për COVID-19, kemi bërë të mundur që të përfitojnë nga “paga e luftës”.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të afishojë në faqen e saj zyrtare të gjithë tatim-paguesit do jenë përfitues të këtij ndryshimi si edhe individët. Kanë kohë që të aplikojnë deri në datën 5 qershor siç ka qenë procedura e aplikimit për paketën e dytë.
Mbas datën 5 qershor nëse bizneset nuk aplikojnë pagën e luftës do ia kalojmë të gjithë individëve që duhet të përfitojnë duke arritur në vlerën e 170 mijë personave,” tha Ibrahimaj./abcnews.al