378 viktima dhe mijëra të infektuar në 24 orët e fundit në Britaninë e Madhe

schedule23:38 - 5 Nëntor, 2020

schedule 23:38 - 5 Nëntor, 2020

Britania e Madhe regjistroi qindra viktima dhe mijëra të infektuar të rinj në orët e fundit. Autoritetet shëndetësore raportuan  378 vdekje dhe 24,141 raste të reja.

Dita e sotme ishte edhe dita e parë e bllokimit në Britaninë e Madhe pas vendimit të kryeministrit Boris Johnson për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Gjithsesi shifrat e sotme pësuan rënie në krahasim me një ditë më parë, por është ende shumë herët për të folur për një efekt të masave kufizuese./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!