Dy vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera do të duhet të kalojnë sëbashku 37 vite burg për vrasjen e taksistit Abudall Budlla në gusht të vitit 2020 në Fushë Krujë. Të dy ata janë gjetur fajtorë nga gjykata, e cila pranoi pretencën e prokurorisë sipas të cilës vëllezërit e kishin planifikuar vrasjen e taksistit.
Gjatë seancës, avokati i dy vëllezërve, njëri 33 dhe tjetri 22 vjeç kërkoi që gjykata të merrte në konsideratë faktin se ata ishin tronditur emocionalisht kur kishin mësuar se e ëma kishte një lidhje me Budllën.
Në dëshminë e tij para prokurorëve, Saimir Shera ishte shprehur se i “ishin errësuar sytë” kur mësoi për këtë fakt duke theksuar se kur ishte kthyer nga Greqia kishte gjetur të gjithë fshatin duke folur për këtë çështje.
“I ngjita makinës me qera frazën e urimeve në dasmë dhe i kërkova vëllait tjetër t’i jepte automjetit|, u rrëfye në gjykatë i riu i cili tregoi se më i vogli nuk dinte asgjë.
“E pashë Budllën në makinën e tij, dhe humba arsyen ndaj e qëllova me një armë të 1997”- tha 33 vjeçari.
Pavarësisht kësaj, gjykata i shpalli fajtorë të dy të rinjtë. /abcnews.al