36 mln euro dëm ekonomik në 6 muaj, KLSH kallëzon penalisht 10 persona

schedule19:36 - 2 Tetor, 2020

schedule 19:36 - 2 Tetor, 2020

Rreth 36 mln euro është dëmi i konstatuar në buxhetin e shtetit gjatë periudhës janar-qershor.

Përtej dëmeve të shkaktuar për shkak të pandemisë  në nivelin e të ardhurave në buxhet duket se shqiptarët do të paguajnë me taksat e tyre edhe keqmenaxhimin e institucioneve shqiptare.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka realizuar një auditimin në institucionet qendrore dhe vendore për pjesën e parë të këtij viti  ku janë vërejtur një sërë abuzimesh.

Në raport theksohet se dëmi më i madh i konstatuar është në zbatimin e legjislacionit tatimor i cili është mbi 1 mld lekë OSE 8 mln euro e ndjekur nga zbatimi i legjislacionit doganor ku janë konstatuar 3.6 mln euro dëme dhe keqadministrimi i dhënies së  pronave shtetërore me qira si dhe PPP-ve me një efekt negativ në buxhet prej 296 mijë eurosh.

Problematike në aspektin financiar mbeten edhe prokurimet publike.

Dëmi ekonomik në fushën e prokurimeve publike konstatohet si shkelje në: përgatitjen e dokumentacionit të tenderit,hartimin e specifikimeve teknike dhe kritereve të vlerësimit.

Nisur nga shkeljet e konstatuara Kontrolli i Lartë i Shtetit  ka dorëzuar në prokurori 10 kallëzime penale për punonjës të ndryshëm.

Gjatë periudhës Janar – Qershor 2020 janë rekomanduar nga KLSH 753 ndryshime apo përmirësime ligjore dhe masa  organizative gjithashtu KLSH ka rekomanduar 748 masa organizative, në drejtim të forcimit të menaxhimit financiar dhe sistemeve të kontrollit.

DEMET NE BUXHET SIPAS KLSH

-TOTALI    36 MLN EURO

-TATIME    8 MLN EURO

-DOGANA   3.6 MLN EURO

-DHENIE E PRONES SHTETERORE ME QIRA  296 MIJE EURO./abcnews.al