350 punësime në Burgun e Shkodrës

schedule16:40 - 5 Janar, 2018

schedule 16:40 - 5 Janar, 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka përfunduar trajnimin e gati 350 personave që pritet të ushtrojnë detyrën e punonjësit të sigurisë në burgun e Reçit në Shkodër. Ata u rekrutuan përmes konkursit në muajt nëntor-dhjetor 2017. Trajnimi bazë i tyre u mbyll në 30 dhjetor dhe u krye në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë. Drejtoria e Burgjeve njoftoi zyrtarisht se para fillimit të punës punonjësit e rinj do të zhvillojnë praktikë në institucione, me qëllim aftësimin e tyre praktik dhe krijimin e shprehive të nevojshme mbi procedurat e sigurisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!