Mediat serbe i kanë kushtuar vëmendje pushimeve të shqiptarëve të Kosovës gjatë këtij sezoni turistik në kushte pandemie.
“350,000 qytetarë të Kosovës u dyndën në Shqipëri”, kështu shkruhet në një artikull, ndërsa i referohet shifrave të publikuara nga Ministri i Turizmit, Blendi Klosi.
“Ministri shqiptar i Turizmit Blendi Klosi tha se vetëm në gusht, më shumë se 600,000 turistë vizituan vendin, nga të cilët 58.2 përqind ishin qytetarë të Kosovës, që është gati 350,000 njerëz”, citon artikulli.
“Ministri i Turizmit kërkoi forcimin e marrëdhënieve me qytetarët e Kosovës të cilët, siç tha ai, “e shohin bregdetin shqiptar si të vetin”, shton artikulli më tej. g.v/abcnews.al