350 000 vite më parë, zbulimi që pritet të përmbysë shkencën

schedule14:25 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 14:25 - 30 Dhjetor, 2020

Një zbulim i bërë pak ditë më parë nga arkeologët në veri të Izraelit duket se do të përmbysë tërësisht teoritë e deritanishme në lidhje me njerëzimin.

Bëhet fjalë për një mjet pune, i cili daton 350 000 vite më parë dhe mendohet se është përdorur nga njerëzit e asaj periudhe për të gërryer, raporton abcnews.al.

Ky zbulim pritet të shtyjë me disa dhjetra mijëra vite periudhën kur është shfaqur për herë të parë në tokë “homo sapiensi”.

Mendohet se vegla të tilla ishin përdorur deri 200 000 vite më parë, por zbulimi do t’i bëjë shkencëtarët të rishikojnë gjithçka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!