35-vjetori i lindjes, Lady Gaga merr super dhuratën nga i dashuri

schedule16:36 - 29 Mars, 2021

schedule 16:36 - 29 Mars, 2021

Diva e muzikës, Lady Gaga festoi 35-vjetorin e lindjes dhe ka marrë shumë dhurata.

Mirëpo, më të veçantën ja ka bërë padyshim i dashuri i saj Michael Polansky, i cili kishte menduar se si ta surprizonte këngëtaren. Lady Gaga publikoi në rrjete sociale një foto të saj, në të cilën shihej duke përqafuar një buqetë gjigante me lule.

 

Në fakt një dhuratë të tillë fansat e këngëtares nuk e kanë pritur, duke qenë se këngëtarja tashmë po jeton larg të dashurit për shkak të xhirimeve në Itali për filmin e ri “House of Gucci”.

“Kur i dashuri yt të dërgon gjithë lulet në Romë për ditëlindjen tënde. Të dua zemër, mezi pres që të jem në shtëpi me ty dhe qenin tonë, kjo është e gjitha çfarë dua”, ka shkruar Lady përkrah fotos së buqetës.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lady Gaga (@ladygaga)

Këngëtarja ka më shumë se 1 vit e lidhur me Michael Polansky, me të cilin është shfaqur shumë pak në rrjete sociale./abcnews.al