35-vjeçarja shqiptare u gjet e vrarë në Itali, flet kunata: Ishte si motër për mua, trupin do ta sjellim në Shqipëri

schedule12:57 - 7 Qershor, 2022

schedule 12:57 - 7 Qershor, 2022

Kunata e 35-vjeçares së vrarë në Itali, Nevila Pjetri ka folur për mediet. Kunata e së ndjerës teksa ka veshur rrobat e zisë shprehet e tronditur për ngjarjen. Ka qenë bashkëshorti i të ndjerës që ka lajmëruar familjen e saj në Elbasan ku jetojnë tre vëllezërit me familjet e tyre. Nusja e vëllait Sofia thotë se Nevila ishte e lumtur me jetën e saj ndaj lajmi i ka habitur pa masë.

“Shumë keq. Lajmin e mësova nga bashkëshorti i kunatës. E përjetuam shumë keq, nuk e besonim kurrë që asaj t’i ndodhte diçka e tillë. Dy ditë më parë kam folur me të dhe ishte shumë e lumtur. Nuk e di, kjo është katastrofë, është e pa pritshme. Do e sjellim Shqipëri trupin, nuk e lëmë dot aty. Ne kemi komunikuar me bashkëshortin e saj, ai është shumë I tronditur. Është  e pabesueshme se ajo doli si gjithmonë dhe nuk u kthye në shtëpi, se si ka qenë ngjarja nuk e di. Për probleme jo, ishte e lumtur me bashkëshortin e vet, se 1 vit ka që është martuar”, tha ajo.

Ajo thotë se 35 vjeçarja i ndihmonte vazhdimisht ekonomikisht.

“Ne na ndihmonte kur kishim probleme, halle. Kjo ishte për mua si motër. Kam kaluar një tronditje të madhe, nuk rri dot as në shtëpi, ik sa andej këtej” tha kunata.

Lexo edhe: Marrin kthesë dramatike hetimet për vrasjen e shqiptares, italianët dyshojnë për një “killer” serial

Dy ditë nga ngjarja familjarët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes dhe ndihmë për të sjellë trupin në Shqipëri për t’i kryer sipas zakoneve ritet mortore.

“Shtetit i kërkoj të gjendet vrasësi, dhe ndihmë për të sjellë trupin. Është zhdukur çdo gjë nga kunata edhe sendet që ka pasur me vete, nuk i gjendet as kara e identitetit, as çanta asgjë” tha kunata.

Në lidhje me lajmet se 35 vjeçarja punonte si punonjëse seksi në Itali familjarja thotë se nuk ka pasur dijeni, por e tronditur numëron rastet e shumta kur ka ndihmuar familjen e saj.

“Nuk është e vërtetë. Nuk është e vërtetë që ka punuar kështu, unë e di në punë. Tani të vërtetën ajo e di dhe Zoti lart. Për gjithçka i jam mirënjohëse. Më është gjendur afër për sëmundje, për çdo gjë, për hallet të kam pasur më ka ndihmuar”, tha kunata.

Trupi i pajetë i gruas shqiptare, u gjet gjysmë i zhveshur, pranë një përroi në Parmignola, në kufirin midis Toscana dhe Liguria./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!