35-vjeçari në Greqi pëson trombozë pas vaksinimit me AstraZeneca

schedule21:06 - 10 Maj, 2021

schedule 21:06 - 10 Maj, 2021

Një burrë në Greqi thuhet të ketë pësuar trombozë pasi u vaksinua me AstraZeneca. Siç raportojnë mediat në vend, 35-vjeçari nga qyteti grek i Ierapetra-s ishte vaksinuar para 12 ditësh në qendrën e vaksinimit Agios Nikolaos.

Ai u shfaq në Spitalin Universitar të Heraklion-it të hënën në mëngjes pasi kishte pësuar paralizë nga tromboza në këmbën e majtë.

Pacienti më pas iu nënshtrua një operacioni që rezultoi i suksesshëm dhe tashmë ka nisur një hetim për të zbuluar nëse vaksina ishte shkaktare për trombozën. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!