35 milionë € dhe kontratë afatgjatë, Liverpool akord për yllin francez

schedule15:37 - 25 Maj, 2021

schedule 15:37 - 25 Maj, 2021

Liverpool është në kërkim të qendërmbrojtësve të talentuar dhe së fundmi njoftohet të ketë arritur akordin final me një nga më të mirët e kampionatit francez, Ibrahima Konate. Gazetari Fabrizio Romano raporton se palët kanë arritur marrëveshjen totale dhe janë përcaktuar të gjitha detajet e kontratës së francezit, i cili sot mbush 22 vjeç.

Mbrojtësi ka kryer disa ditë më parë vizitat mjekësore dhe do të firmosë kontratë 5-vjeçare deri në verën e vitit 2026. Liverpool do paguajë 35 milionë euro në arkat e Leipzig, sa është edhe klauzola e lirimit.

Marrëveshja është para dy ditësh dhe me hapjen e merkatos, Konate do vishet i kuq. Konate erdhi te Leipzig 4 vite më parë falas, pas mbylljes së kontratës me Sochaux në Francë. Konate ka luajtur 21 ndehsje këtë sezon. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!