Shkencëtari amerikan tregon se si administra e presidentit Trump injoroi paralajmërimet për COVID-19

schedule02:48 - 7 Maj, 2020

schedule 02:48 - 7 Maj, 2020

Një shkencëtar e larguan nga puna pasi administrata Trump injoroi paralajmërimet e tij të forta për COVID-19 dhe një ilaç të malaries, të cilin presidenti Donald Trump kërkonte të përdorej për koronavirusin megjithë të dhënat e pakta se mund të ishte i dobishëm.

Kështu thuhet në ankesën e paraqitur në agjensinë që mbikqyr qeverinë nga Rick Bright, ish-drejtor i Autoritetit për Studimet dhe Zhvillimet e Avancuara Biomjekësore.

Bright thotë  se administrata Trump injoroi paralajmërimet e tij të forta për COVID-19, sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi. Ai thotë se “veproi me urgjencë” për të trajtuar çështjen e përhapjes së COVID-19, pasi Organizata Botërore e Shëndetit bëri një paralajmërim në janar.

Në ankesën e paraqitur, Rick Bright, ish-drejtori i Autoritetit për Studimet dhe Zhvillimet e Avancuara Biomjekësore, thotë se e patën transferuar në një detyrë më të ulët pasi i rezistoi presionit politik për të lejuar përdorimin e gjerë të hidroksiklorokuinës, ilaçit të malaries që kërkonte Presidenti Trump. Në dokumentin e paraqitur tek Zyra e Posaçme Juridike, agjensia mbikqyrëse për qeverinë amerikane, zoti Bright thotë se administrata Trump dëshironte të dërgonte furnizime të tepruara me këtë ilaç në vatrat e nxehta në Nju Jork dhe Nju Xhersi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!