34 vite burg për disa postime në Twitter, Arabia Saudite dënon aktivisten e të drejtave të njeriut

schedule09:05 - 17 Gusht, 2022

schedule 09:05 - 17 Gusht, 2022

Një kandidate për doktoraturë në Universitetin e Leeds dhe nënë e dy fëmijëve është dënuar me 34 vite burg në Arabinë Saudite, dënimi më i rëndë i dhënë ndonjëherë për një aktiviste për të drejtat e grave në vend.

Salma Al Shebab ishte me pushime në Arabinë Saudite në janar 2021 dhe po planifikonte të kthehej në Britani kur u arrestua, sipas grupit të të drejtave të njeriut me bazë në Uashington, Freedom Initiative.

Al Shabaab fillimisht u dënua me gjashtë vite burg për shkak  se kishte hapur një llogari në Twitter dhe për postime në mbështetje të të drejtave të grave në Arabinë Saudite duke bërë thirrje për më shumë liri, por një gjykatë apeli e rriti dënimin në 34 vite burg.

Dënimi i saj vjen vetëm disa javë pasi presidenti amerikan Joe Biden vizitoi Arabinë Saudite, ku u takua me princin e kurorës Mohammed bin Salman. Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar se vizita e presidentit amerikan mund të inkurajojë autoritetet e vendit të përshkallëzojnë sulmet e tyre ndaj disidentëve dhe aktivistëve.

“Arabia Saudite po mburret para botës se po përmirëson të drejtat e grave dhe po promovon reformën ligjore, por nuk ka dyshim se situata po përkeqësohet,” tha Dr. Bethany al-Haidari nga Iniciativa për Liri.

/abcnews.al