Infrastruktura shëndetësore, investimet në teknologji dhe mbështetja për rritjen e pagave për profesionistët e shëndetësisë do të vijojë.
“Falë një sistemi përzgjedhjeje që mbështetet plotësisht mbi meritokracinë, por edhe cilësinë e hyrjeve të reja në sektorin e shëndetësisë, gjatë 2022 janë punësuar 335 mjekë të rinj të përgjithshëm dhe specialist dhe mbi 950 infermierë në shërbimin paresor dhe spitalor”, tha Manastirliu.
Pagat, si prioritet i kësaj qeverie, kanë shënuar një rritje prej 6% dhe siç ka deklaruar ministrja Manastirliu në konferencën vjetore për shtyp, kjo mbështetje financiare do të vazhdojë edhe gjatë 2023, për të arritur në 70% nga pikënisja (viti 2013).
Vetëm nga Pakoja e Madhe e fundvitit janë mbështetur 19 mijë mjekë dhe infermierë./abcnews.al