33-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në OSBE/ Ministri Hasani: Roli jonë mbetet thelbësor mes sfidave

schedule12:16 - 19 Qershor, 2024

schedule 12:16 - 19 Qershor, 2024

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka kujtuar 33-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Konferencën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (CSBE), tashmë OSBE.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, ai ka thënë se roli i Shqipërisë mbetet thelbësor, mes sfidave të reja dhe të vjetra.

“Sot, 33 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në Konferencën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (CSBE), tashmë OSBE.

Mes sfidave të vjetra dhe të reja, roli i Shqipërisë mbetet thelbësor dhe përkushtimi ynë i palëkundur”, ka shkruar Hasani.

Kujtojmë që më 19 qershor 1991, në ndërtesën e Raishtagut në Berlin, u hap mbledhja e ministrave të jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në KSBE. Takimi kryesohej nga Zv.Kancelari dhe Ministri i Jashtem i RF të Gjermanisë Hans Dietrich Gensher, si kryetar i mbledhjes. Në unanimitet të plotë dhe me duartokritje u miratua pranimi i Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në KSBE. Delegacioni shqiptar që kryesohej nga MPJ Muhamet Kapllani dhe përbëhej edhe nga përfaqësues të të gjitha forcave politike të krijuara deri në atë kohë në Shqipëri, zuri vendin si anëtari i 35-te i KSBE./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!