Kur një 33-vjeçare mbeti shtatzënë për herë të gjashtë, ajo nuk e kishte idenë se pesë shtatzënitë e mëparshme e kishin dobësuar murin e mitrës.
Si pasojë, nëna kishte krijuar një çarje në mitër, të cilën ajo nuk e kuptonte pasi nuk kishte shenja paralajmëruese.
Në ekografinë që kishte caktuar me mjekun në javën e 22 -të, mjeku u trondit sapo pa këmbët e foshnjës të varura nga qesja amniotike. Dr Pierre-Emmanuel Bouet, tha se ai kurrë nuk kishte parë një shtatzëni si kjo më parë. Ky quhet “abort” dhe janë raportuar vetëm 26 raste të tilla.
Imazhi magjepsës, i cili duket sikur është nxjerrë nga barku i mamasë, u bë shpejt viral. Mjekët janë kujdesur t’i shpjegojnë nënës dhe bashkëshortit rreziqet e mundshme të hernies në qeskën amniotike, si histerektomia dhe lindja e parakohshme.
Pavarësisht rreziqeve, çifti vendosi të vazhdonte shtatzëninë. Pas 30 javësh, nëna solli në jetë një djalë të shëndetshëm me prerje cezariane. Sot foshnja është e shëndetshme dhe është 6 muajshe. Pas lindjes, mjekët korrigjuan këputjen e mitrës./abcnews.al