Ish-partneri i Roula Pispirigou-t, që dyshohet që t’u ketë marrë jetën tre vajzave të saj të mitura, ka folur ditën e sotme rreth marrëdhënies së tij me 33-vjeçaren e cila ndodhet pas hekurave. Ndër të tjera, Manos Daskalakis ka folur rreth sjelljes së nënës së fëmijëve të tij në funeralin e Georginas.
Lexo edhe: Vdekja e tre vajzave në Patras, copa me gjak e gjetur pranë foshnjës 6-muajshe tregon vrasje
Duke folur për ditën u përcoll në banesën e fundit 9-vjeçarja, Daskalakis tregon se i ka bërë përshtypje mënyra sesi ajo sillej, aspak si një nënë që sapo ka humbur fëmijën. Sipas tij, ajo erdhi me vonesë në varrim ndërsa nuk mban mend ta ketë parë me lot në sy.
“Nuk duk mund të thuash se dukej si një nënë që ka humbur fëmijën. Në funeral, më parë erdhi trupi i fëmijës dhe pastaj ajo. Pas 10-20 minutash. Nuk e mbaj mend të qante, dukej sikur po bënte vizitë formale.”
Po ashtu, ai përmendi edhe lidhjen tjetër që Roula kishte pasur.
“E kapa në shtrat me dikë tjetër.” /abcnews.al/