33 të vdekur në operacionet e policisë në Brazil

schedule09:09 - 2 Gusht, 2023

schedule 09:09 - 2 Gusht, 2023

Të paktën 33 persona u vranë në pesë ditë gjatë operacioneve të policisë në Sao Paulo (juglindje) dhe Bahia (verilindje), sipas raporteve.

Në rajonin bregdetar të Baisada Sandista, pranë Sao Paulo, metropolit më të madh të Amerikës Latine, guvernatori Tarcisio de Freitas tha se 14 njerëz ishin vrarë në një operacion që nga e premtja e kaluar, një ditë pasi u vra një oficer policie.

Ndërsa në Bahia, 19 persona u vranë nga forcat e rendit në tre qytete të ndryshme të premten, të dielën dhe të hënën. Në të gjitha rastet, autoritetet lokale thanë se oficerët u detyruan të reagonin kur u sulmuan nga “të dyshuarit” gjatë operacioneve kundër trafikantëve të drogës.

Në shtetin e Sao Paulos, operacioni Escudo filloi pas vdekjes të enjten e kaluar të një anëtari të Rota, një njësi speciale policore, ndërsa ishte në patrullim në Guaruza, një qytet bregdetar 60 kilometra nga Sao Paulo.

Në vitin 2022, 6,429 njerëz u vranë në operacionet e policisë në Brazil,  17 viktima në ditë, sipas të dhënave të përpiluara nga organizata joqeveritare Brazilian Forum for Public Security (FBSP).

Bahia regjistroi më shumë viktima gjatë operacioneve të zbatimit të ligjit: 1,464, më shumë se një e pesta e totalit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!