33 milion euro bonus edhe nëse ikën, klauzola e Messit tërbon Barcelonën

schedule23:50 - 15 Nëntor, 2020

schedule 23:50 - 15 Nëntor, 2020

Barcelona mundi të mbajë Leo Messin edhe për një sezon më shumë dhe kjo i kushton 33 milionë euro, plus pagën prej 50 milionësh bruto në sezon.

 

ESPN zbulon se Barcelona do të duhet të paguajë këtë shifër verën e ardhshme, edhe nëse Leo largohet, pasi gjithçka është e parashikuar në kontratë. Quhet shpërblimi i besnikërisë dhe në marrëveshje është parashikuar 66 milionë euro.

 

Gjysma e parë e kësaj shifre është dhënë në shkurt dhe pjesa tjetër parashikohet të jepet në verë, kur edhe përfundon kontrata e sulmuesit. /abcnews.al