324 të vdekur në shkatërrimin natyror më të madh në 100 vitet e fundit

schedule10:50 - 18 Gusht, 2018

schedule 10:50 - 18 Gusht, 2018

Përmbytjet në Kerala të Indisë rezultojnë të jenë më të mëdhajat e 100 viteve të fundit, pas bilancit të deritanishëm me 324 të vdekur. Më shumë se 200.000 njerëz janë zhvendosur tashmë për shkak të shirave të rebeshtë që filluan 9 ditë më parë.

Sipas të dhënave, mijëra persona gjenden akoma të vendosur nëpër çatitë e shtëpive dhe shpëtuesit po mundohen të arrijnë secilin prej tyre. Më shumë helikopterë janë kërkuar nga autoritetet pasi shpëtimi nga ajri është e vetmja formë për ti nxjerrë familjet nga zonat e përmbytura.

Dhjetëra skuadra shpëtimi të forcave të armatosura dhe qindra varka janë vënë në shërbim të banorëve. Ndërkohë, nëpër spitale shumë prej të lënduarve pritet të marrin ndihmën e parë. Por në zonat më të prekura nga fatkeqësia, shumë prej qendrave shëndetësore po japin shërbime minimale ose janë detyruar të mbyllin ambjentet e tyre.

Stuhitë me shira kanë goditur 12 nga 14 zona të Keralës dhe frika qëndron së gjatë fundjavës uji mund të rritet dhe në nivele më të larta.
Qindra njërëz vdesin në vend gjatë vitit nga sezoni i përmbytjeve, i cili zgjat nga Qershori deri në Shtator./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!