Ekzekutimi i Havzi Nelës, bashkëshortja kërkon nga SPAK hapjen e dosjeve: Qeveria s’ka bërë asgjë

schedule10:34 - 10 Gusht, 2020

schedule 10:34 - 10 Gusht, 2020

Sot shënohet 32-vjetori i vdekjes së ish-poetit dhe intelektualit Havzi Nela, i cili u var nga autoritetet diktatoriale komuniste në 10 gusht të vitit 1988.

Në këtë datë historike, bashkëshortja e tij Ladije Nela kërkon nga SPAK hapjen e dosjeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ajo shprehet se përgjatë gjithë kësaj periudhe asnjë institucion drejtësie dhe qeverie nuk ka bërë asgjë për të zbardhur dhe çuar para drejtësisë urdhëruesit e varjes së poetit.

Kujtojmë që Havni Nela , pas një kalvari vuajtjesh dhe internimesh  në kampet famëkeqe të komunizmit, u burgos në burgjet politike të Burrelit , të Spacit e me pas në 10 gusht 1988 u var në qendër të qytetit të Kukësit me akuzën e tradhëtisë së lartë ndaj atdheut. Pas pluralizmit politik ai u shpall martir i demokracisë. Vetëm pas 30 vitesh, bashkia e Kukësit në vitin 2018 vendosi bustin e tij dhe rindërtoi shtëpine muze në Kollovoz, fshatin e lindjes, ndërsa emrin e tij e mban gjimnazi i qytetit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!