32 vjeçarja bllokohet në ashensor, gjendet e vdekur pas 3 ditësh

schedule15:04 - 31 Korrik, 2023

schedule 15:04 - 31 Korrik, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Uzbekistan, ku një 32-vjeçare u bllokua në një ashensor për tre ditë dhe vdiq, sepse askush nuk e dëgjoi.

Olga Leondieva, 32 vjeç, një postiere në Tashkent, kryeqyteti i Uzbekistanit, mori ashensorin për të dërguar pakot, të hënën, më 24 korrik. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, ajo mori ashensorin në katin përdhes të pallatit nëntëkatësh. Pastaj u zhduk.

Një grua u raportua e zhdukur më 26 korrik nga të afërmit trupi i saj u gjet të nesërmen në ashensor. Sipas një burimi, “askush nuk i dëgjoi thirrjet e saj për ndihmë” dhe alarmi i ashensorit nuk ra.

Një përfaqësues i kompanisë Rajonale të Rrjeteve Elektrike ka thënë për Gazetën.uz lokale se nuk ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në pallat në ditët në fjalë.

“Shkak i ngjarjes ka qenë mosfunksionimi i ashensorit. Këtë e kanë konfirmuar edhe banorët”, ka thënë ai, sipas mediave britanike.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!