Tre persona janë arrestuar gjatë operacionit “Forca e Ligjit” në Sarandë. Atyre iu është gjetur në makinën me të cilin po qarkullonin në qytet 32 kilogramë kanabis sativa. Të tre të arrestuarit janënga Tepelena dhe sipas policisë, ata do ta transportonin drogën në drejtim të Greqisë.
Gjithashtu këtyre personave iu bllokuan në cilësinë e provave materiale një automjet tip “BMW”, një automjet tip “Mercedes-Benz” dhe 5 aparatë telefonikë celularë./abcnews.al