31-vjeçari nga Mamurrasi dhunon 3 të rinjtë në Tiranë, ndërhyn policia

schedule09:46 - 16 Maj, 2022

schedule 09:46 - 16 Maj, 2022

TIRANË – Një sherr masiv ka ndodhur në Tiranë ku si pasojë tre persona mbetën të plagosur lehtë ndërsa u desh ndërhyrja e policisë për të shuar konfliktin.

Mësohet se nën hetim për këtë ngjarje është vënë një 31-vjeçar, K.P nga Mamurrasi. Ai akuzohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasit S. T., 28 vjeç, E. H., 30 vjeç dhe Xh. Gj., 30 vjeç.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin K. P., 31 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasit S. T., 28 vjeç, E. H., 30 vjeç dhe Xh. Gj., 30 vjeç.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!