31-vjeçari në Bulqizë dhunon nënën dhe i shkakton lëndime në trup, ndërhyn policia

schedule12:28 - 2 Prill, 2024

schedule 12:28 - 2 Prill, 2024

Policia e Bulqizës ka parandaluar një ngjarje të rëndë këtë të martë. Mësohet se një 31-vjeccar ka dhunuar nënën, duke i shkaktuar lëndime në trup, pas një konflikti më familje.
Si pasojë, menjëherë kanë ndërhyrë blutë, të cilën e kanë arrestuar të riun.

Njoftimi i Policisë:

Ushtroi dhunë fizike ndaj nënës së tij, dhe i shkaktoi lëndime në trup, ndërhyrja në kohë e Policisë  parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe arreston në flagrancë 31-vjeçarin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit, për  një konflikt që po ndodhte në një familje, menjëherë shkuan në adresën e dhënë.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve të shpejta profesionale, u parandalua përshallëzimi i mëtejshëm i konfliktit dhe u arrestua në flagrancë shtetasi 31 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas, është konfliktuar dhe ka dhunuar fizikisht  nënën e tij, duke i shkaktuar dhe lëndime trupore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!