Presidenca merr ngjyrat e flamurit të Italisë: Të bashkuar do t’ja dalim

schedule20:42 - 31 Mars, 2020

schedule 20:42 - 31 Mars, 2020

Italia është vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi, ndërsa mban vendin e parë në botë sa i preket numrit të viktimave. Vendi fqinj numëron 12,428 viktima të shkaktuara nga Covid-19.

“Itali jemi me ty, të bashkuar do t’ja dalim”.

Me këtë mesazh Institucioni i Presidentit të Republikës është ndriçuar me ngjyrat e flamurit kombëtar italian në shenjë solidariteti me vendin që po kalon momente tepër të veshtira për shkak të pandemisë COVID 19.