Katër persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi u kanë dhënë ndihme shtetasve të huaj për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirit, kundrejt fitimit.
Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Rrezja 1” u vunë në pranga Xh. D., 29 vjeç, R. D., 23 vjeç, J. M., 22 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, të katërt banues në Durrës. Ndërsa, në kërkim u shpallën 40-vjeçari A. S., 40 dhe S. K., 32 vjeç, të dy banues në Durrës.
Katër të rinjtë, në bashkëpunim edhe me G. S. dhe A. D., që janë arrestuar më 28 shtator të 2020, ndihmonin në mënyrë të organizuar shtetas të huaj me origjinë nga vendet e treta për të kaluar kufirin. Ata i transportonin nga Korça drejt Tiranës duke u marrë 250-300 euro për personit.
Pas hetimeve, rezulton se grupi në kohë të ndryshme kanë transportuar një numër të konsiderueshëm personash, të cilët janë bllokuar nga shërbimet policore, pa mundur të kalojnë kufirin.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 6 automjete dhe 11 aparate celularë. Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. sb/abcnews.al/