Javën e kaluar, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës festuan 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Këtë datë të rëndësishme për dy vendet, Ambasada Amerikane në Shqipëri e kremtoi duke postuar mesazhet e ish-Ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara në vendin tonë.
Ditën e sotme, mbyllen “festimet” me mesazhin e Ambasadores aktuale të Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, e cila mbërriti në Tiranë në janar 2020.
Diplomatja amerikane shprehet në video-mesazh se është privilegj të jesh diplomat amerikan kudo në botë, por ajo thekson se Shqipëria është e veçantë. Kjo pasi, sipas Kim, që nga momenti kur mbërriti në vendin tonë, ka ndjerë ngrohtësinë e shqiptarëve.
Mesazhi i ambasadores Yuri Kim:
“Është privilegj të shërbesh si diplomat amerikan kudo në botë – por më lejoni të them se Shqipëria është e veçantë. Që nga momenti kur mbërrita, kam ndier ngohtësinë e popullit shqiptar dhe lidhjen e thellë që ekziston midis dy vendeve tona…” sb/abcnews.al/

