30 vjetori i PD-së, ish-kryeministri: Kjo nuk është Shqipëria që ëndërruam

schedule11:30 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 11:30 - 12 Dhjetor, 2020

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi në një postim në Facebook për 30 vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike dhe Lëvizjen Studentore të ’90, thotë se kjo nuk është Shqipëria që ëndërruam.

Si sot në 12 dhjetor 1990, 30 vite më parë, një grup studentësh, pedagogësh e intelektualësh në vazhdën e  protestave studentore dhe mbështetjes së tyre nga qytetarët e Tiranës e kërkesave të tyre, vendosën të krijohet një Parti e të gjithë shqiptarëve kundërshtarë të regjimit të komunistëve, një Parti që qysh në Programin e saj theksoj synimet për  Shqipëri si Evropa demokratike, pluraliste me ekonomi tregu të lirë, me respekt për të drejtat e njeriut e një shtet juridik e për çështjen kombëtare dhe e quajti Partia Demokratike e Shqipërisë.

Shqipëria sot nuk është ajo e vitit 1990, e një diktature komuniste, por  në mjaft aspekte as ajo që ëndërruam ato ditë. I Uroj të gjithë demokratëve këtë ditë, e në radhë të parë atyre që mbushën sheshet ato ditë me thirrjet “Liri-Demokraci”, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, që një ditë ëndrrat e tyre të realizohen  plotësisht dhe këtë e kanë në dorë ata vetë” shkruan ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!