Elita 5, grupi i famshem i rrokut feston 30 vite nga krijimi i tij në Tiranë. Hitet ndër vite do të këndohen live në skenën e amfiteatrit tek kodrat e liqenit.
Grupi legjendar i muzikës rock Elita 5 pritet të ndezë Tiranën javën e parë të Shtatorit. Grupi i shumë hiteve si “Al Kapone”, “Nuk jam diktator”, “Çmendem,” “Faleminderit”, apo hiti më i fundit i dalë këtë verë “Tornado”, që është shoqëruar me një klip xhiruar në Tiranë, do të interpretohen live prej tyre. Në klipin e fundit përmblidhen gati thuajse 3 dekada të grupit, i cili ka ditur të bëjë gjithnjë publikun për vete.
Legjendarët do zbarkojnë në Tiranë. Këtë herë, ata vijnë krejt ndryshe. Kryeqyteti do t’i festojë 30-vjetorin e krijimit të tij. Surprizat do të jenë të shumta. Hitet e 30 viteve do të pushtojnë live amfiteatrin e Tiranës me 7 Shtator ora 20:00
Elita 5 është një nga grupet që na kanë shoqëruar ndër vite me muzikën e tyre rock. Mund të themi që janë grupi më i suksesshëm në Shqipëri dhe Kosovë. Ata numërojnë shumë këngë dhe çmime në karrierën e tyre të gjatë muzikore.
Ajo ç’ka i bën të veçantë nuk është vetëm muzika, por teksti dhe çdo realizim klipi është i menduar dhe i kuruar deri në detaj. Ata kanë bashkëpunuar herët që në vitin 1997 me Adelina Ismajlin për” Saj zezo” dhe para 4 vitesh me Mimoza Shkodrën për këngën “Gabim”.
/abcnews.al