30 vjeçari i dehur plagos me thikë 4 persona në Elbasan

schedule20:42 - 6 Prill, 2018

schedule 20:42 - 6 Prill, 2018

Një person në gjendje të dehur dyshohet se ka goditur me thikë 4 persona në Elbasan. Sulmi ndodhi në lagjen “Syrja Dylgjeri”. Ndërsa autori që plagosi me thikë dy persona së bashku me dy djemtë e tyre është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Të plagosurit po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Elbasanit dhe sipas mjekëve nuk paraqesin rrezik për jetën. Polica është vënë në kërkim të autorit. Të katër personat e plagosur mësohet se po shkonin në xhami në momentin kur janë goditur me thikë nga 30 vjeçari./abcnews.al