30 vite pas ekzekutimit, shitet në ankand me çmim marramendës vetura e Çausheskut

schedule12:52 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 12:52 - 23 Dhjetor, 2019

Një fuoristradë 4X4, e prodhuar në Rumani dhe që i përkiste Nicolae Çausheskut u shit në ankand për 40 mijë euro. Makina është shitur 30 vjet pas rrëzimit të ish-diktatorit komunist. Lajmi është bërë i ditur nga administrata fiskale, pa zbulur emrin e blerësit.

Në bordin e këtij automjeti, Çaushesku dhe ish-presidenti i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbçov, kanë përshëndetur turmën e mbledhur përgjatë arterieve kryesore të Bukureshtit gjatë vizitës së këtij të fundit në Rumani në vitin 1987.

Kjo fuoristradë 4X4, e prodhuar në vitin 1977 nga uzina ARO e Campulung Muscel (170 kilometra në veri të Bukureshtit) dhe me kilometrazh 72 453 kilometra, u ble për gati 40 000 euro.

Mediat lokale raportojnë se vetëm katër automjete të këtij lloji janë prodhuar nga uzina rumune, të gjitha të destinuara për Çausheskun dhe agjentët e sigurisë që e shoqëronin gjatë vizitave të tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!