“30 qershori”, Ademi: “Venecia” i lë hapësirë “Kushtetueses” të vendosë, do shkojmë deri në Strasburg

schedule20:00 - 2 Nëntor, 2021

schedule 20:00 - 2 Nëntor, 2021

Është zhvilluar sot seanca në Gjykatën Kushtetuese lidhur me legjitimitetin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 dhe vendimi pritet që të shpallet brenda këtij muaji.

E ftuar në Radarin Infromativ me Jonida Shehun në ABC, Voltana Ademi e cila si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë çoi në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjet duke kërkuar që të shpallet pavlefshmëria e tyre, argumentoi se ku bazohet kërkesa e tyre.

Komisioni i Venecias sipas Ademit ka kundërshtime në opinionin e saj, ndërkaq nënvizoi se i lë hapësirë Gjykatës Kushtetuese që të vendosë mbi  zgjedhjet.

Kërkesa jonë bazohet në disa nene. Komisionit të Venecias i janë bërë 3 pyetje në lëmin e pyetjeve që i kemi bërë Gjykates Kushtetuese. Ne na është kërkuar nga “Kushtetuesja” të jepnim pyetjet tona. Kushtetuta jonë, kodi zgjedhor një sërë normash në Shqipërinë lënë për interpretim dhe ka hapësirë për interpretim. Venecia ka kundërshtime në opinionin e vetë, s’i mbyll shtigjet dhe i lë të hapura dhe kjo lë hapësirën për vendimmarrje në Gjykatë Kushtetuese.

Kushtetuesja ka marrë goxha kohë për ta studuar. Senanca e parë plenare ka qenë maratonë e gjatë ka pasur pyetje, diskutime, debate. Është përpjekur të jetë korrekte në aspektin profesional, prandaj i është drejtuar Venecias, dokumenti erdhi. Unë mendoj  që ka bërë një mendim, edhe unë kam bërë një mendim tashmë, por tani gjithë kjo kohë ka shërbyer për një rilexim ligjor edhe më të detajuar.

Unë gjykoj se një nga çështjet që është shtruar për gjykim është nëse është Kushtetuesja që merret  me gjykimin e një procesi të tillë. Kompetenca e Kushtetueses nuk përfshin shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore, megjithatë se pengon të hetojë mbi legjislacionin e  zgjedhjeve. Pra lë hapësirë komisioni  i Venecias për gjykatën kushtetuese që të shprehë një  opinion”.

Nëse Gjykata Kushtetuese nuk i shpall ilegjitime zgjedhjet, Ademi tha se do ta çojnë çështjen në Strasburg.

“Ne pretendojmë që ky proces ka qenë ilegjitim. Gjykata nëse do marrë një vendim, do marrë një vendim të qartë. Nëse s’jemi të kënaqur me vendimin do shkojmë në Strasburg. Nëse Kushtetuesja s’e merr fare në konsideratë të marrë një vendim në këtë rast bëhet e vështirë për të shkuar në Strasburg. Kur e kam bërë kërkesën kam shpresuar të kishim një gjykatë funksionale”, tha Ademi.

Përfaqësuesi i shoqatës së bashkive Jordan Daci në përfundim të seancës së mbajtur sot në Gjykatën Kushtetuese tha se nga ky proces nuk do të dalë asnjë palë e humbur, dhe përtej interpretimeve të Opinionit të Venecias zgjedhësve do t’u jepet një mundësi e re për të zgjedhur. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!