“30 prilli i thyer i demokratëve”, Kruja dhe Harxhi: Zhvilluam një proces model për zgjedhjet e krerëve të degëve

schedule21:28 - 28 Prill, 2022

schedule 21:28 - 28 Prill, 2022

“30 prilli i thyer i demokratëve”, ishte tema e diskutimit në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.

Të ftuar për këtë temë ishin dy anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, Keltis Kruja dhe Edith Harxhi, si dhe analistët Neritan Alibali dhe Mentor Kikia.

Për Krujën dhe Harxhin procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve ishte model, pasi për herë të parë u zgjodh për krerët e degëve me një anëtar një votë.

Ndërkohë sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje, edhe Kruja edhe Harxhi theksuan se shifrat nuk kanë rëndësi.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Çfarë po ndodhe me zgjedhjet në PD, duke patur parasysh se kemi një proces që ka patur probleme?

Harxhi: Unë nuk kam parë asnjë nga degët ku janë zhvilluar zgjedhjet që të ketë pasur këto lloj shqetësimesh. Në Malësi të Madhe ka patur një problem, por është për tu neglizhuar. Por është hera e parë që PD po bën zgjedhje një anëtar një votë për të zgjedhur kryetarët e degëve, janë zgjedhje model. Ka patur problem me listat, sepse janë trashëguar nga zoti Basha, një pjesë e madhe nuk na janë dhënë në mënyrë të drejtpërdrejte, dolëm me një vendim si Komision i Rithemelimit për të përdorur listat e 2019-s. Në aspektin organizativ të zhvillosh zgjedhje një anëtar një votë normalisht është një sukses. Unë flas për degën e Korçës morën pjesë 1099 votues, dhe ishte 349 numri i lartë se ata që morën pjesë në referendum, nuk ka patur asnjë lloj kontensitimi. Unë e shoh bashkim më të madh se më përpara, kemi bërë në bilanc në 70 degë kanë marrë pjesë 39 mijë votues. Nga 44 mijë që ishte referendumi sot jemi në 40 mijë votues.

Xhafo: Gjysma s’kanë marrë pjesë?

Kruja: Ne jemi munduar të bëjmë një proces sa më gjithëpërfshirës me ato lista që trashëguam nga ish-drejtimi i PD. U munduam që të përdorim lista sa më gjithëpërfshirëse, u munduam të përfshijmë gjithë anëtarësinë e PD që kush kishte një kartë anëtarësie të vlefshme të PD, pra që të votoish dhe të zgjidhesh duhet të jesh 6 muaj anëtar i partie, pra ata që kishin një kartë partie ishin të lirë të votonin në zgjedhjen për kryetar degësh.

Kikia: Nëse do të ishim në një situatë normale nuk do merrte interes pjesëmarrja në zgjedhje. Por shifrat kanë rëndësi pasi flasim për dy grupime në PD, dhe përqindja e pjesëmarrjes mund të konsiderohet si një numër njerëzish që janë neglizhentë, një pjesë nuk janë në Shqipëri, disa të tjerë nuk marrin pjesë për arsye parimore. Nuk është çudi që nesër kjo shifër që nuk merr pjesë nuk është me zotin Berisha, prandaj dhe shifrat kanë rëndësi.

Xhafo: Ra në sy në 13 qershor të 2021, kur kandidoi zoti Basha shifra e ulët?

Harxhi: Kjo është shaka shumë e madhe

Kruja: Ndaj unë kam qejf mos i hyj historisë së shifrave. Rëndësia e këtij procesi është mënyra se si u zhvillua ky proces.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!