Pronari i një hoteli luksoz duket se ka qenë vrasësi i sipërmarrësit shqiptar, Xhani Topalli, në Greqi, i cili kishte humbur gjurmë që prej 28 gushtit.
Autori 53-vjeçar ka rrëfyer krimin, duke zbuluar kështu edhe vendin ku kishte fshehur trupin e pajetë të shqiptarit.
Mdërsa mësohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh, pasi pronari i hoteli nuk e kishte paguar shqiptarin për punën që kishte viktima kishte bërë në hotelin e tij.
Kujtojmë se shqiptari ishte sipërmarrës ndërtimi. Thuhet se greku i detyrohej shqiptarit 30 mijë euro.
46-vjeçari shqiptar kishte caktuar një takim me pronarin e hotelit mbrëmjen e 28 gushtit dhe po përpiqej që t’i merrte një borxh prej 30 mijë euro biznesmenit grek, i cili e kishte kontraktuar për një punë.
Pas veprimeve hetimore dhe gjatë marrjes në pyetje, pronari i hotelit, ka pranuar se ka vrarës 46-vjeçarin shqiptar si dhe ka treguar se ku ka fshehur kufomën.
/abcnews.al./