Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

30 kallëpe tritol çimentos në Durrës, arsyeja që nuk plasi, dëshmia e pronarit dhe rojes

schedule19:27 - 18 Gusht, 2021

schedule 19:27 - 18 Gusht, 2021

Nga Leonidha Musai

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e dy ditëve më parë në Shkozet të Durrësit, ku një impianti çimentoje iu vendos tritol. Lënda plasëse nuk shpërtheu. Burimet i thanë “ABC”-së se u gjetën 30 kallëpe dinamiti.

Lexo edhe: Tritoli impiantit të çimentos në Durrës, roja s’u hapi derën, “ushtarët” e lidhën

Nëse sasia e eksplozivit do të shpërthente do të kishte shkaktuar një tragjedi. Mësohet se autorët ishin të veshur me rroba ushtarake dhe ju prezantuan rojes si ushtarë. Më pas e lidhën me natriban. Lëndën plasëse, e lidhën me një bateri makine. Por mendohet shpërthimi nuk ndodhi për shkak të voltazhit të ulët të baterisë.

Lexo edhe: Pse nuk flitet për atentatin me 50 kg tritol në Durrës që do bënte kasaphanë?

Hetimet vazhdojnë, por dëshmitë e pronarëve dhe administratorit që është bullgar nuk kanë ndihmuar policinë. Ata kanë deklaruar se nuk kanë konflikt me askënd. “Nuk kemi asnjë konflikt” mësohet se janë shprehur pronarët para grupit hetimor në Durrës.

I vetmi që ka parë tre autorët ka qenë roja, të cilën e lidhën. Ai ka rrëfyer përpara hetuesve momentet si erdhën dhe e lidhën. Shpresa e policisë është te gjurmët që mund të kenë lënë autorët dhe kamerat e sigurisë./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!