Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

30 ditë pas zgjedhjeve, KQZ ende pa rezultat përfundimtar

schedule14:30 - 24 Korrik, 2019

schedule 14:30 - 24 Korrik, 2019

Edhe pse numërimi i votave të 30 qershorit u bë në kohë rekord, po bëhet një muaj, dhe ende nuk është shpallur rezultati përfundimtar. KQZ thotë se kjo vjen për shkak të afateve të gjata për ankimime, dhe sugjeron që reforma zgjedhore të shkurtojë këto afate.

Votat e 30 qershorit u numëruan më shpejt se cdo herë, brenda 48 orëve. Por, gati një muaj pas zgjedhjeve, KQZ nuk ka miratuar ende tabelën e rezultateve përfundimtare.



Shkak për vonesën, sipas anëtarit të KQZ-së, është koha e gjatë që ju lihet në dispozicion partive dhe institucioneve për ankesat.

Teksa parlamenti është duke punuar sërish për reformën zgjedhore, Skënderaj propozon shkurtimin afateve, që procesi zgjedhor të mbyllet shpejt.

Kryebashkiakët e rinj do të nisin detyrën duke u betuar përpara këshillave bashkiakë, sapo të mbarojë mandati i aktualëve.

Ndërkohë, Kolegji Zgjedhor pritet të përfundojë të premten të gjithëa gjyqet për 30 qershorin, nga ankesat tek shpërndarja e mandateve për këshillat bashkiakë. /ABC News Albania 24/7

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!