30 ditë paraburgim të dyshuarve për vrasjen e Ivanoviç

schedule21:12 - 24 Nëntor, 2018

schedule 21:12 - 24 Nëntor, 2018

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e sigurisë 30 ditë paraburgim për tre nga katër të arrestuarit në lidhje me vrasjen e liderit politik serb Oliver Ivanoviç. Sipas mediave kosovare, trupi gjykues ka pranuar kërkesën e prokurorit për Nedeljko Spasojeviç, Dragisha Markoviç dhe Marko Rosiç. Masa është kontestuar nga avokatët e të pandehurve, të cilët kanë deklaruar se do ta apelojnë atë. Ndërkohë, policia është ende në kërkim të dy personave të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me ekzekutimin e ndodhur në janar të këtij viti. Burimet mediatike saktësojnë se një prej tyre është Milan Radojçiç, nënkryetar i Listës Serbe dhe person mjaft i pushtetshëm në veri të Mitrovicës./abcnews.al