Reperi i njohur, Gjiko feston sot ditëlindjen e tij dhe urimin më të mirë e ka marrë nga bashkëshortja Elita Rudi.
Ajo publikoi foto dhe video në profilin e saj të Instagramit ku u panë të ishin të pranishëm edhe miq të reperit.
Elita e uroi Gjikon duke e quajtur atë dashurinë e jetës, teksa publikoi një imazh mjaft artistik në fortmatin bardh e zi.
“Urime ditëlindjen dashuria e jetes time. Të dua”, shkruajti moderatorja krahas fotos.
View this post on Instagram
Teksa më vonë ajo publikoi pamje nga festa e ditëlindjes ku shihej një kënd me mjaft shumë dhurata në të cilën Elita shkroi se aty ishin 30 dhurata për 30 vitet e jetës së reperit. l.k/abcnews.al