Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Aliebeaj komentoi faktin se në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të thirrur nga ai munguan 137 deputetë.
Teksa u shmang t’i përgjigjej pyetjes, Alibeaj tha se refuzon ta shohë grupin parlamentar të PD-së si demonstrim numrash.
Ai tha se deputetët e PD-së kanë kurajën dhe edukatën për të mbajtur qëndrime të qarta për çështje të rëndësishme.
“Refuzoj ta shoh si një demonstrim të numrave. Besoj që deputetët e PD e kanë dinjitetin, identitetin, kurajon civile dhe politike për të mbajtur qëndrimet e qarta. Unë refuzoj që të konsideroj grupin parlamentar si çështje numash. Me rëndësi është zëri i çdo deputeti, detyrimi për të shprehur vullnetin për çështje për të cilat është zgjedhur, për zgjedhësit që duhet të shkojë deri në fund”, the Enkelejd Alibeaj.
Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se pjesëmarrja e 22 deputetëve në mbledhje, nuk është një braktisje, por sqaroi motivet. Ai shtoi se edhe palës së Berishës do i jepet mundësia që të shprehin mendimin e tyre për presidentin e ri.
Lexo edhe: Nis mbledhja e grupit të PD, Alibeaj: E kam detyrim të dëgjoj deputetët, çështjet që do diskutohen
“36 deputet numëron grupi i PD, megjithatë edhe pse disa deputetë kishin impenjime të reja, por për interesin tuaj edhe për deputetët e tjerë, do t’iu ofrohet që të shprehin opinionin e tyre të shkruar për çështjet që u diskutuan sot”, tha Alibeaj.
Gjithashtu Alibeaj tha se mbledhja e nesërme e thirrur nga Rithemelimi nuk është mbledhje e Këshillit Kombëtar të PD, por të një institucioni paralel, që synon ndarjen e demokratëve.
“Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike? Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike nuk mblidhet nesër. E kuptoj pyetjen që më bën. Jo. PD i ka institucionet e veta. Ka kryesinë e saj, ka Këshillin Kombëtar, Ka Kuvendin e saj të zgjedhur dhe të regjistruar.
Nëse flisni pastaj për institucione paralele, unë besoj që kjo… madje edhe unë që i them ndoshta bëj gabim sepse është e udhës për këdo që me të vërtetë me zemër me dashamirësi dhe me dhimbsuri për demokratët, nuk duhet të marrë as në aparencë veprime apo akte që të çojnë tek ndarja”, tha Alibeaj.
/abcnews.al.

