Duke hulumtuar marrëdhëniet, u vu re se shumica e çifteve të lumtura kanë tre zakone të përbashkëta. Ja për çfarë bëhet fjalë
Përshëndetja
Mund të tingëllojë krejtësisht e parëndësishme, por mënyra se si e përshëndetni partnerin kur ktheheni në shtëpi është shumë e rëndësishme. Përpiquni ta përshëndesni partnerin tuaj çdo ditë me një përqafim dhe një puthje.
Komunikimi pa ndërhyrje
Në botën e sotme, ne kemi shumë shpërqendrime, veçanërisht: televizor, telefon, tablet… Edhe kur nuk mbajmë asgjë në duar ose nuk shikojmë ekranin, zakonisht shpërqendrohemi. Si fillim, merrni vetëm dy minuta në ditë: gjatë kësaj kohe, përqendrohuni vetëm te partneri dhe biseda.
Mirënjohja
Secili prej nesh duhet të ndihet i vlerësuar. Fatkeqësisht, shpesh e harrojmë këtë fakt dhe kjo vlen edhe për partnerin. Kushtojini vëmendje gjithçkaje që partneri juaj bën për ju dhe mos harroni ta falënderoni me zë të lartë. /abcnews.al