Të gjithë çiftet përjetojnë kriza në marrëdhëniet e tyre. Sipas ekspertëve, shumica prej tyre, shpesh padashur, krijojnë një klimë negative me disa zakone që ndjekin.
E lini veten pas dore
Kur krijoni një marrëdhënie, fatkeqësisht njëri nga ju përfundon duke u distancuar nga miqtë, duke lënë karrierën në fatin e saj dhe duke mos i kushtuar sa duhet kohë vetvetes.
Prisni gjithçka nga partneri
Në vend që të kërkoni gjithçka nga partneri, gjenu një mënyrë për të arritur atë që dëshironi. Mos prisni që ai të deshifrojë mendimet tuaja. Shprehni nevojat dhe ndjenjat tuaja përmes një dialogu që do t’ju afrojë.
Kaloni shumë kohë në mediat sociale
Kur pas një dite të ngarkuar, në vend që të ndani pak momente me partnerin, kaloni kohë në mediat sociale, ekziston një problem. Komunikimi mes jush ka humbur. /abcnews.al