3 vjet pa parë djemtë, Balili: Më ruante vëllai për merak

schedule18:59 - 7 Prill, 2022

schedule 18:59 - 7 Prill, 2022

Shumëkush do ta kishte të vështirë të besonte se ajo do bëhet gjyshe për herë të dytë sepse asgjë nuk duket në fizikun e saj, qëështë mrekullisht në format e duhura. Po flasim për këngëtaren popullore Blerina Balili, vajzën e këngëtares Vitore Balili, e cila është nënë e dy djemve dhe shumë shpejt do të bëhet gjyshe për herë të dytë.

Kjo vjen si pasojë e martesës në moshë shumë të re, vetëm kur ishte 15 vjeç, e ku u bë nënë shumë herët, duke pasur lidhje shumë të ngushtë me të dy djemtë e saj.  Këngëtarja tregoi në“Abc e Pasdites” me Ermal Peçin se është sprovuar me mallin për fëmijët pasi për 3 vite nuk ka mundur që t’i ketë afër fizikisht. Gjatë rubrikës “1 jetë 5 këngë” rrëfeu se këngën “Dua të shoh sytë” ia kishte dedikuar fëmijëve të saj.

“Isha larg fëmijëve të mi. Ka qenë shumë kohë e gjatë, deri 3 vjet. Nuk ishin fare rrugët e hapura që të ikje, dhe nëse të binte rasti të kishte një numër telefoni të flisje”.

Ajo shtoi se gjithçka e ka kaluar me lot dhe durim, madje i vëllai teksa e shihte të qante në ballkon merakosej se mos hidhej nga kati i 6-të dhe i thoshte me shaka për të kaluar dhimbjen “Të keqen vëllaçko futu brenda se po re këtej do të marrë uria derisa ta zbresësh poshtë”.

Megjithatë ajo sot është me ta e duke qenë sot edhe vjehrrë, për të cilën tregon se ka marrëdhënie të shkëlqyera me nusen.

“Me nusen mund të shkruhemi 24 orë të dyja. Jemi që të dyja kaluar motrës dhe shoqes. Unë mund t’ja nxij djalit tim dhe asaj jo, ç’faj më ka vajza e botës”, tha Blerina duke shtuar se në shumë raste ka mbajtur anën e nuses se sa të djalit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!