3 vjet nga reforma në drejtësi, ambasada e SHBA informon shqiptarët

schedule11:00 - 22 Korrik, 2019

schedule 11:00 - 22 Korrik, 2019

Në 3 vjetorin e miratimit të reformës në drejtësi, Ambasada e Shteteve të Bashkuare të Amerikës ka publikuar një video në të cilën ilustrohet se si kjo reformë do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë është një ndër protagonistët më këmbëngulës të miratimit të reformës në drejtësi.

“Në korrik 2016, parlamenti i Shqipërisë votoi unanimisht për të ndryshuar 1/3 e kushtetutës me qëllim që të transformohej sistemi i drejtësisë, në mënyrë që ai të trajtojë si duhet korrupsionin, krimin e organizuar si dhe heshtjet e përditshme në gjykata.

3 vjet më pas selia e diplomacisë amerikane në vendin tonë risjell jo vetëm dakordësinë e parlamentit për ta miratuar në mesnatën e 22 korrikut të vitit 2016 por ecurinë e kësaj reforme dhe çfarë duhet të presin qytetarët shqiptarë prej saj.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara sqaron se me sistemin e ri 800 gjyqtarët dhe prokurorët duhet të rivlerësohen. Gjatë rivlerësimit shqyrtohet se gjyqtarët dhe prokurorët kanë burime të pa shpjegueshme pasurie, nëse kanë lidhje me krimin e organizuar dhe nëse janë të aftë. Nëse dështojnë qoftë edhe një nga këto, ato përjashtohen. Rivlerësimi siguron që gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar të mos futen në sistemin e ri për t’ju siguruar që ju dhe kushdo tjetër të mund të keni një proces gjyqësor të drejtë, siguron që po ashtu të këqinjtë të shkojnë në burg.

Sipas përfaqësisë së diplomacisë amerikane në Shqipëri, ky proces po kryhet në mënyrë të drejtë sepse vëzhgues europianë dhe amerikanë si pjesë e organizimit i njohur si ONM, vëzhgojnë procesin e rivlerësimit dhe sigurohen që ai të jetë i drejtë dhe të kryhet në mënyrë korrekte.

Së shpejti do të ngrihet edhe Njësia e Posaçme Antikorrupsion, ose SPAK. Ky organ do t’i çojë çështjet në gjykatën antikorrupsion e cila do të ketë përgjegjësinë për të gjykuar dhe pastaj dënuar zyrtarët e korruptuar. Në të kaluar kushdo kishte para apo pushtet mund të ndikonte në sistemin e gjykatave në favor të tij. Në sistemin e ri ambasasa e Shteteve të Bashkuara është shpresëplotë se secili duhet të veprojë sipas rregullave e duhet të jetë i barabartë para ligjit. /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!