Të paktën tre persona kanë humbur jetën për shkak të ciklonit Batsirai në juglindje të Madagaskarit. Një nga qytetet më të prekur është qyteti bregdetar i Nosi Varika, ku shumica e ndërtesave janë shkatërruar.
Cikloni goditi bregun lindor të Madagaskarit me reshje të dendura shiu dhe erëra që fryjnë me shpejtësi 165 kilometra në orë. Rreth 150,000 njerëz janë evakuuar.
Shkatërrimi nga Batsirai pason shkatërrimin pas uraganit Ana, i cili goditi ishullin dy javë më parë, duke shkaktuar 55 viktima dhe duke detyruar 130,000 njerëz të evakuohen.
/abcnews.al