3 viktima dhe mbi 400 të infektuar me Covid

schedule17:28 - 15 Shkurt, 2022

schedule 17:28 - 15 Shkurt, 2022

Në krahasim me një ditë më parë është vënë re një rritje e rasteve ditore të të infektuarve me Covid.

Gjatë 24 orëve të fundit në raportin e ministrisë së Shëndetësisë mësohet se nga 2 789 testime kanë rezultuar të infektuar me Covid 449 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 3 persona.

Rastet e reja janë konfirmuar në këto bashki: 164 në Tiranë, 28 në Sarandë, 24 në Fier, 22 në Durrës, 21 në Berat, 15 në Elbasan, 14 në Gjirokastër, 13 në Shkodër, Vlorë, 12 në Lushnje, 9 në Mallakastër, 8 në Kamëz, 7 në Kavajë, Delvinë, Pogradec, Gramsh, 5 në Pukë, Lezhë, Selenicë, Kuçovë, 4 në Kukës, Patos, Tepelenë, 3 në Malësi e Madhe, Himarë, Konispol, Memaliaj, Skrapar, 2 në Tropojë, Mirditë, Shijak, Krujë, Divjakë, Libohovë, Përmet, Devoll, Korçë, Poliçan, 1 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Has, Kurbin, Vorë, Rrogozhinë, Dibër, Këlcyrë, Maliq, Dimal, Prrenjas.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 105 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Kurbini 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 80 vjeç dhe një qytetare nga Tepelena 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 884 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 257,975 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkaq 7,542 pacientëjanë  aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

 Statistika (15 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 449
Të shëruar në 24 orë 884
Të shtruar në spitale 105
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2,789

Testime totale 1,717,318
Raste pozitive 268,940
Raste të shëruara 257,975
Raste Aktive 7,542
Humbje jete 3,423

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2443
Fier 1090
Gjirokastër 708
Vlorë 630
Elbasan 611
Berat 512
Shkodër 499

Lezhë 350
Durrës 256
Korçë 212
Kukës 188
Dibër 43./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!