3 ushqime që veprojnë kundër plakjes

schedule09:38 - 18 Janar, 2022

schedule 09:38 - 18 Janar, 2022

Arrorët janë ushqimi ideal për të përmirësuar mirëqenien nga brenda dhe nga jashtë. Si pjesë e një diete të përgjithshme të ekuilibruar, ato janë një shtesë e pasur me lëndë ushqyese. Për shkak të shumëllojshmërisë së vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve, ngarkesës së ulët glicemike, përmbajtjes së fibrave, proteinave dhe yndyrave të mira, arrorët janë idealë kundër plakjes.

Bajame

Bajamet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E, e cila mund të mbrojë lëkurën nga dëmtimet e shkaktuara nga rrezatimi ultravjollcë, ruan lagështinë e lëkurës dhe ndihmon në riparimin e indeve të lëkurës, sipas ekspertëve.

Arra

Arrat janë veçanërisht të dobishme, pasi përmbajnë acide yndyrore anti-inflamatore omega-3 që mund të ndihmojnë në ruajtjen e shkëlqimit të lëkurës dhe forcimin e epidermës. Arrat përfaqësojnë një nga burimet më të rëndësishme të polifenoleve. Këto polifenole kanë bioaktivitet të lartë antioksidues dhe anti-inflamator që mbron nga fillimi dhe përparimi i sëmundjeve, duke përfshirë kancerin, sëmundjet kardiovaskulare dhe neurodegjenerative.

Kikirikët

Kikirikët janë të pasur me polifenole dhe flavonoide, të cilat kontribuojnë ndjeshëm në veprimin antioksidues dhe anti-inflamator. Për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të përbërjeve bioaktive, kikirikët njihen si një nga ushqimet kryesore në aktivitetin e përgjithshëm antioksidues. Në të njëjtën kohë, antioksidantët e pranishëm në kikirikë ndihmojnë gjithashtu në reduktimin e akneve dhe mbrojtjen e lëkurës tuaj nga dëmtimi i qelizave. /abcnews.al